Kliko për ta zmadhuar
Paga të llogaritura, jo të hamendësuara
Orë efektive, pauza, overtime, bruto dhe neto për secilin punëtor – me filtra sipas periudhës, departamentit dhe ndërrimit.
Instalim real · Terminali në lokacion
Terminal RFID dhe panel web për hyrjet, daljet, pauzat dhe orët efektive – me raporte dhe paga të llogaritura automatikisht.
OraPune nuk është vetëm një lexues kartelash. Është sistem i mbyllur ku çdo hallkë komunikon me tjetrën, pa ndërhyrje manuale dhe pa varësi nga cloud-i i huaj.
Sipas konfigurimit, zgjedh veprimin me buton ose vetëm afron kartelën. Terminali e regjistron dhe e konfirmon menjëherë në ekran.
Veprimi shkruhet menjëherë në MicroSD. Nëse rrjeti është aktiv, dërgohet në server përmes Ethernet – nëse jo, pret dhe sinkronizohet më vonë.
Softueri i instaluar në kompjuterin tuaj llogarit orët efektive, pauzat, overtime dhe pagën sipas rregullores që keni konfiguruar.
Eksport në Excel ose PDF, plus dërgim automatik i raportit ditor me email në orën që caktoni. Gati për kontabilitet.
Pamje nga një instalim aktiv me disa lokacione të lidhura njëkohësisht. Statusi i çdo pajisjeje, orët e muajit dhe punëtorët aktivë – të gjitha në një ekran.
Statusi i secilës pajisje (online/offline), punëtori i muajit, totali i orëve dhe qasje e shpejtë te secili modul: punëtorët, raportet, pushimet, dera dhe konfigurimet.
Kliko për ta zmadhuar
Kliko për ta zmadhuar
Orë efektive, pauza, overtime, bruto dhe neto për secilin punëtor – me filtra sipas periudhës, departamentit dhe ndërrimit.
Kliko për ta zmadhuar
Konfiguroni pauzat, koeficientët e overtime, shtesat për natë, festa e dielë dhe kalkulimin bruto→neto sipas kontributeve dhe tatimit.
OraPune ka kaluar disa faza zhvillimi – nga kutia e parë me prototip, në pajisjen e sotme të qëndrueshme dhe vizualisht të pastër, gati për t’u montuar te klienti.
Me mbi 20 vite përvojë në teknologji dhe punë me kompani të ndryshme në Kosovë, u bë e qartë që sistemi klasik me fletë dhe nënshkrime nuk mjafton më.
OraPune lindi nga kjo nevojë: një pajisje e mençur që mat kohën e punës, kontrollon derën dhe siguron që çdo hyrje/dalje të jetë e regjistruar saktë – qoftë në zyrë, punishte apo institucion.
Sot, OraPune është një sistem i plotë: pajisje fizike + softuer web, i ndërtuar nga ideja deri te implementimi real në terren, 100% nga SunTech.
Për mjedise ku punëtorët punojnë në ndërrime, me hyrje/dalje pas mesnate dhe pauza. OraPune llogarit gjithçka saktë.
Orar i qartë, hyrje/dalje të regjistruara dhe raporte mujore për HR dhe financa – pa procedura të lodhshme manuale.
Regjistrim i rregullt i stafit administrativ dhe mësimdhënësve, me eksport të të dhënave për evidencë dhe auditim.
Jo më fletë Excel apo laps – çdo veprim ruhet drejtpërdrejt në sistem.
Ora reale, raporte paga të llogaritura nga të dhënat e regjistruara.
Eksport në Excel, raporte ditore dhe mujore me një klik.
Instalim, trajnim dhe asistencë në shqip – SunTech në Kosovë.
Pajisja punon edhe pa internet: të dhënat ruhen në pajisje. Kur rrjeti është përsëri aktiv, të dhënat sinkronizohen me panelin.
Zakonisht një ditë pune: montim i terminalit, lidhje në rrjet, konfigurim paneli dhe regjistrim i punonjësve. Ofertojmë trajnim të shkurtër për stafin.
Po. OraPune është konceptuar për fabrika, punishte dhe zyra, me regjistrim të hyrjeve/daljeve pas mesnate dhe menaxhim të pauzave.
Të dhënat ruhen në pajisje dhe në serverin tuaj (panel web). Backup-i mund të konfigurohet sipas nevojës.
Na kontaktoni përmes faqes së Kontaktit. Mund të rezervoni edhe një prezantim për ta parë sistemin në veprim.