E Hënë – E Shtunë · 09:00–17:00
Terminali OraPune i montuar në mur, gati për skanim të kartelës

Pajisja fizike

Terminali OraPune – zemra e sistemit.

Pajisje e projektuar posaçërisht për menaxhimin e orarit të punës dhe kontrollin e derës. E thjeshtë për punëtorin, e fuqishme për administratorin.

Specifikat kryesore

Çfarë përmban pajisja?

  • RF
    Lexues RFID (Mifare)
    Çdo punëtor identifikohet me kartelë të personalizuar.
  • LCD
    LCD 20x4
    Shfaq HYRJE · DALJE · DALJE P · KTHIM P, mesazhe të qarta dhe orën aktuale.
  • AL
    Buzzer dhe sinjalizim LED
    Një sinjal zanor dhe LED i gjelbër konfirmojnë kartelën e pranuar. Tri sinjale zanore dhe LED i kuq tregojnë kartelë të panjohur.
  • IO
    Dy mënyra regjistrimi me RFID
    Terminali mund të përdoret me butona për zgjedhjen e veprimit ose me skenim automatik, ku mjafton vetëm afrimi i kartelës.
  • BTN
    Katër butona fizikë
    HYRJE, DALJE, DALJE P dhe KTHIM P përdoren për zgjedhjen e veprimit dhe për konfigurime teknike, përfshirë konfigurimin e IP-së.
  • DO
    Relé 12V për bravën e derës
    Hap automatikisht derën për 3–5 sekonda kur kartela është e autorizuar. Për bravë elektrike standarde (electric strike).
  • SD
    Ruajtje në pajisje
    Të gjitha loget ruhen në format tekst / CSV: "Emri","UID","Veprim","Data","Ora".
  • NET
    Ethernet LAN (RJ45)
    Lidhje me panelin web për sinkronizim, raportim dhe kontroll në distancë.
Fletë specifikash – Terminali OraPune
Ndërtimi
Montimi Montim në mur
Përmasat rreth 15 × 18 × 5 cm
Furnizimi 5V DC (adapter i përfshirë)
Identifikimi
Lexuesi RFID MIFARE 13.56 MHz
Distanca e leximit 0–3 cm
Koha e leximit nën 1 sekondë
Kapaciteti
Punëtorë 1 deri në 500
Evente / logje deri në ~100.000 (ruajtje lokale)
Ruajtja MicroSD – logje edhe pa internet
Ndërveprimi
Ekrani LCD – veprimi, ora/data, emri i punëtorit, kartelë valide ose jo
Mënyrat e regjistrimit Me zgjedhje përmes butonave ose me skenim automatik të kartelës
Butonat fizikë 4 butona: HYRJE · DALJE · DALJE PAUZË · KTHIM NGA PAUZA; përdoren edhe për konfigurimin e IP-së dhe parametrave teknikë
Sinjalizimi 1 sinjal zanor + LED i gjelbër: kartelë e pranuar; 3 sinjale zanore + LED i kuq: kartelë e panjohur
Gjuha Shqip – menu, mesazhe dhe raporte
Lidhja dhe koha
Rrjeti Ethernet RJ45 10/100 Mbps
Porta shtesë USB-B
Sinkronizimi i orës NTP automatik + ndryshim verë/dimër (DST)
Puna pa internet Po – logjet ruhen dhe sinkronizohen kur rrjeti kthehet
Kontrolli i derës
Dalja për derë Relé 12V për bravë elektrike standarde
Hapja 3–5 sekonda, vetëm për kartela të autorizuara
Derë

Kontroll dere 12V

Pajisja kontrollon bravën elektrike të derës përmes relés. Vetëm kartelat e autorizuara mund ta hapin derën, duke kombinuar sigurinë fizike me menaxhimin e orarit.

Bravë elektrike 12V
Kartela

Kartela identifikimi për punëtorët

Çdo punëtor ka kartelën e vet RFID. UID-ja regjistrohet në sistem, lidhet me emrin dhe llojin e pagës (fikse / për orë) dhe përdoret si identifikim zyrtar.

Kartela RFID
Koha

NTP + RTC = gjithmonë në orë të saktë

OraPune sinkronizohet me NTP server kur ka internet, ndërsa RTC mban kohën edhe kur rrjeti bie. Ndërrimet pas mesnate llogariten saktë tek data e hyrjes.

NTP
Pajisja në punë

Me butona ose automatikisht – sipas mënyrës së punës.

Terminali ofron dy mundësi: punëtori mund ta zgjedhë veprimin me buton dhe pastaj ta afrojë kartelën, ose mund ta përdorë skenimin automatik pa shtypur asnjë buton. Në të dyja rastet konfirmimi shfaqet menjëherë në ekran.

Terminali OraPune i montuar në mur në një lokacion real
Instalim real në terren

Pajisje e montuar dhe aktive te klienti

Foto origjinale e terminalit OraPune pas montimit. Pajisja është gati për regjistrimin e hyrjeve, daljeve dhe pauzave me kartelë RFID.

Foto origjinale Montim në mur Sistem aktiv
Pamje nga afër e terminalit OraPune Kliko për ta zmadhuar
Ekrani

Konfirmim i menjëhershëm

Pas leximit të kartelës, ekrani LCD konfirmon regjistrimin dhe tregon orën aktuale.

Zgjedhja e pajisjes OraPune në panel Kliko për ta zmadhuar
Shumë lokacione

Një panel, disa pajisje

Çdo degë e ka terminalin e vet – të gjitha raportojnë në të njëjtin panel qendror.

Instalime reale

OraPune në lokacione dhe kushte të ndryshme pune.

Fotografi origjinale nga pajisje të prodhuara, konfiguruara dhe montuara në terren. Klikoni mbi secilën fotografi për ta parë të plotë.

Terminali OraPune i montuar në një restorant Kliko për ta zmadhuar
Restorant

Menaxhim i orarit për stafin

Terminali i vendosur pranë hyrjes mundëson regjistrim të shpejtë të stafit me kartelë RFID.

Terminali OraPune i montuar pas sipërfaqes së xhamit Kliko për ta zmadhuar
Lokacion pune

Instalim sipas hapësirës së klientit

Pozicioni i terminalit përshtatet me hyrjen dhe organizimin e objektit.

Disa terminale OraPune të përgatitura për instalim Kliko për ta zmadhuar
Prodhim dhe konfigurim

Pajisje të gatshme për instalim

Çdo terminal testohet dhe konfigurohet para se të dërgohet në lokacion.

Terminali OraPune i montuar në mur në punishte Kliko për ta zmadhuar
Punishte

Montim i pastër në mur

Terminali vendoset pranë hyrjes, në një pozitë të lehtë për përdorim nga stafi.

Terminali OraPune dhe pajisja e rrjetit në lokacion Kliko për ta zmadhuar
Lidhje në rrjet

Integrim me infrastrukturën lokale

Pajisja lidhet me rrjetin e klientit dhe sinkronizohet me panelin qendror.

Instalim i terminalit OraPune në ambient industrial Kliko për ta zmadhuar
Ambient industrial

Komunikim i dedikuar në lokacion

Konfigurimi përshtatet me kushtet dhe infrastrukturën e secilit objekt.

Terminali OraPune brenda kutisë mbrojtëse Kliko për ta zmadhuar
Mbrojtje shtesë

Instalim në kuti mbrojtëse

Për ambiente më të ekspozuara, terminali mund të vendoset brenda kabinetit mbrojtës.

Testimi i terminalit OraPune me laptop gjatë instalimit Kliko për ta zmadhuar
Testim në terren

Konfigurim para aktivizimit

Pas montimit kontrollohen lidhja, sinkronizimi dhe regjistrimi i kartelave.

📡

Funksionon pa internet

Të dhënat ruhen në pajisje; sinkronizohen me panelin kur rrjeti është përsëri aktiv.

🪪

Identifikim i shpejtë

Një prezantim i kartelës RFID – hyrje ose dalje e regjistruar menjëherë.

🔒

Kontroll i derës

Relé 12V për bravë elektrike – hapje e kontrolluar vetëm për persona të autorizuar.

🔔

Konfirmim i qartë

Një sinjal + LED i gjelbër kur kartela pranohet; tri sinjale + LED i kuq kur nuk njihet.

Terminal· Adapter 5V· Konfigurim IP· Mbështetje lokale
Instalimi

Instalim i thjeshtë, funksionim i sigurt.

Pajisja furnizohet me 5V adapter, lidhet me rrjetin lokal përmes RJ45 dhe me bravën 12V përmes relés. Konfigurimi i IP-së bëhet nga vetë pajisja.

Parametrat e rrjetit

  • IP
    IP e pajisjes mund të vendoset nga menuja (p.sh. 10.10.10.222 ose 192.168.0.222).
  • GW
    Gateway, subnet mask dhe DNS përcaktohen sipas rrjetit të klientit.
  • API
    Pajisja komunikon me Web Panelin përmes HTTP API për të dhëna dhe komanda.

Siguria dhe qëndrueshmëria

  • HW
    Pajisja ndërtohet me komponentë industrialë dhe testim praktik në terren.
  • LOG
    Asnjë log nuk humbet – gjithçka ruhet dhe sinkronizohet me panelin.
  • AL
    Buzzer dhe LED të dedikuara për sinjalizim vizual dhe akustik në rast kartelash të palejuara.
Pyetje të shpeshta

Për terminalin OraPune.

A përshtatet me bravë të vjetra?

Po. Relé 12V funksionon me brava elektrike standarde (electric strike) 12V. Nëse keni lloj tjetër, na kontaktoni për këshilla.

Sa kartela mund të regjistrohen?

Numri i kartelave varet nga konfigurimi i panelit dhe pajisjes. Sistemi është i përshtatshëm për biznese të vogla, mesatare dhe më të mëdha.

A vjen me kartela RFID?

Po. Pajisja vjen me 20 kartela Mifare. Për më shumë kartela sipas nevojës, na kontaktoni – SunTech ose partnerët mund t'ju ofrojnë shtesë.

Ke nevojë për një terminal të vetëm apo disa pajisje OraPune në pika të ndryshme?
Flasim për konfigurimin